MINISTRI BYTYQI PRITI ZËVENDËSPRESIDENTIN E PARLAMENTIT EVROPIAN, RAINER WIELAND

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi priti në takim zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland me bashkëpunëtorë, me të cilët bisedoi për thellimin e bashkëpunimit në sektorin e arsimit mes Kosovës dhe Gjermanisë. Ministri Bytyqi falënderoi shtetin gjerman për përkrahjen e vazhdueshme në përmirësimin dhe zhvillimin e sistemit të arsimit në Kosovë, me ç’rast theksoi kontributin e çmuar të GIZ-it. Gjatë këtij takimi u bisedua edhe për vazhdimin e implementimit të Memorandumit për mobilitetet e nxënësve dhe mësimdhënësve mes Kosovës dhe Gjermanisë. Po ashtu, ministri Bytyqi dhe zv/presidenti Wieland kanë diskutuar edhe për programin “Erasmus +” dhe mundësinë e çasjes sa më të madhe në këtë program. Rreth kësaj, ministri Bytyqi theksoi se në fillim të muajit qershor të këtij viti do të nënshkruajë marrëveshjen rreth programeve të “Erasmus +”. Në këtë takim u bisedua edhe për zhvillimet në fushën e arsimit dhe aftësimit profesional. Ministri Bytyqi theksoi se viti 2018 është shpallë si vit nacional për arsimin dhe aftësimin profesional. Rreth kësaj, ministri Bytyqi ka thënë se jemi në fazën fillestare të hartimit të një Strategjie për arsimin profesional dhe për këtë tha se jemi duke diskutuar dhe duke parë përvojat dhe modelet më të mira ndërkombëtare. Ministri Bytyqi, po ashtu tha se, shumë shpejt do të kemi edhe vizita në shtetin gjerman, ku nga afër do të shihet edhe organizimi që ka Gjermania në arsim profesional.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …