Ministri Bytyqi së bashku me shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, morën pjesë në tryezën “Cilësia e arsimit në Kosovë”

Ministri i Arsimit Shyqeri Bytyqi së bashku me shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, morën pjesë në tryezën e organizuar nga Bashkimi Evropian, me temën “Cilësia e arsimit në Kosovë”. Në këtë tryezë ministri Bytyqi Foli për reformat që po bëhen në të gjitha nivelet e arsimit, në mënyrë që fëmijëve dhe të rinjve t’iu ofrohet edukim dhe arsim cilësor. MAShT-i është në fazën finale të hartimit të kurrikulës për edukimin e hershëm dhe u cek si sfidë gjendja jo e mirë në infrastrukturë, e po ashtu u fol edhe për projektin që është duke u përgatitur bashkë me UNICEF-in për moshat 0-3 vjeç, ku do t’iu ofrohen prindërve informata për edukimin e hershëm përmes vizitave nëpër familje. Lidhur me arsimin parauniversitar, ministri Bytyqi theksoi disa hapa të rëndësishëm që janë duke u ndërmarrë për të evituar dobësitë në këtë nivel të arsimit, siç janë tekstet e reja që po përgatiten në përputhje me kurrikulën e re dhe me standarde ndërkombëtare. Po ashtu, u fol për trajnimet e mësimdhënësve, ku tashmë bashkë me partnerët është marrë vendim që kjo çështje e rëndësishme t’i besohet Fakultetit të Edukimit. Ndër të tjera, u  bisedua edhe për ndryshimet që po planifikohen të bëhen në qeverisjen e shkollave, përmes Udhëzimit Administrativ, me të cilin rolin kyç për zgjedhjen e drejtorëve të shkollave do ta kenë prindërit. Në fund të fjalës ministri Bytyqi përmendi edhe hapat që janë marrë për ndryshimin e gjendjes në arsimin e lartë dhe ndër të tjera punët që është bërë që Agjencia e Kosovës për Akreditim të ketë një rol shumë të rëndësishëm për të siguruar cilësi në arsimin e lartë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …