MINISTRI BYTYQI TAKOI KËSHILLIN DREJTUES TË AUTORITETIT KOMBËTAR TË KUALIFIKIMEVE

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka pritur në takim Këshillin Drejtues të Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve (AKK), të udhëhequr nga kryetari i Këshillit, Bedri Xhafa. Gjatë këtij takimi, ministri Bytyqi është informuar rreth punës dhe aktiviteteve që po bën AKK-ja, ku kryetari Xhafa njoftoi se Autoriteti është duke punuar konform planit që kanë, ndërsa theksoi se është shënuar progres në shumë fusha, si në miratimin e standardeve dhe profesionit, dhe në akreditimin e institucioneve që kanë aplikuar. Ministri Bytyqi tha se ditëve në vazhdim do të angazhohemi me të gjithë akterët relevantë në mënyrë që të përgatitemi për raportimin që është planifikuar të bëhet në fund të vitit. Ministri Bytyqi ka shprehur vullnetin e tij dhe të MAShT për të mbështetur punën e Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …