MINISTRI BYTYQI TAKOI KOMISIONIN PËR HARTIMIN E PROJEKTLIGJIT PËR TEKSTE DHE MJETE MËSIMORE

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, takoi Komisionin për hartimin e Projektligjit për tekste dhe mjete mësimore, i cili pritet që brenda një kohe të shkurtër të finalizohet dhe të kalojë në diskutim publik dhe procedura të mëtutjeshme. Ministri Bytyqi me këtë rast ka thënë se, ky Komision është duke bërë një punë të rëndësishme, e cila hapë rrugë të reja sa i përket angazhimit të Ministrisë së Arsimit për hartimin e teksteve të reja mësimore, në përputhje me Kurrikulat. Ministri Bytyqi ka bërë  të ditur se, Projektligjit për tekstet e reja mësimore i ka paraprirë thirrja publike dhe një varg angazhimesh që janë bërë në këtë drejtim.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …