Ministri Bytyqi vizitoj Panairin e Universiteteve Amerikane nga ShBA-të dhe Evropa

Ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi së bashku me ambasadorin e ShBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett, vizitoj Panairin e Universiteteve Amerikane nga ShBA-të dhe Evropa. Ky panair, i organizuar nga Qendra Amerikane për Këshillim (American Advising Center– EducationUSA), dhe mbështetur nga Ambasada e SHBA-së në Kosovë, do të ndihmojë nxënësit, studentët dhe profesorët kosovarë të njihen me programet e studimeve akademike dhe mundësitë e përkrahjes financiare në këto universitete amerikane. U jemi mirënjohës gjithmonë ShBA-ve dhe universiteteve amerikane për mundësinë që ua kanë dhënë dhe po vazhdojnë t’ua japin të rinjve tanë për t’u arsimuar në universitete të zhvilluara. Kjo i shërben Kosovës në krijimin e kuadrove të reja të përgatitura për zhvillimin e vendit tonë, tha ministri Bytyqi.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Në 26-vjetorin e rënies heroike përkujtuam dëshmorët e kombit, Visar Hotin dhe Safet Latifin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në 26-vjetorin e rënies heroike, në vendin …