Nëpërmjet një postimi në rrjetin social, ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, bëri me dije se partitë politike shqiptare në Kosovën Lindore mbrëmë kanë mbyllur ujdinë e brendshme për ndarjen e përgjegjësive brenda koalicionit të bashkuar. Sipas Kreut të Diplomacisë së Shqipërisë, ky është një hap në drejtimin e duhur për forcimin e faktorit shqiptar në Kosovën Lindore. “Bashkimi i tyre është parakusht për mbrojtjen e lartësimin e interesave të tyre kombëtare! Ne, ndërkaq, nuk do të kursejmë asnjë përpjekje për ta mbështetur koalicionin e Luginës së Bashkuar.”, ka theksuar Cakaj.
