Takimi i Ministrave të Mbrojtjes së Kartës së Adriatikut A5 –SHBA, po mbahet në kështjellën e qytezës Trakoshçan të Kroacisë. Në këtë takim po merr pjesë edhe ministri i FSK-së zoti Haki Demolli në krye të delegacionit nga Kosovës në përbërje me Drejtorin e Drejtorisë për Politika dhe Plane zotin Faruk Geci dhe shefin e Kabinetit të Ministrit Demolli zotin Latif Leka. Synimi i takimit ishte që të avancohet bashkëpunimi rajonal me fokus në zhvillimin dhe vlerësimin e aktiviteteve të A-5 gjatë drejtimit të saj nga ana e Kroacisë për vitin 2016.
Ne këtë takim, Ministri Demolli në fjalën e tij shprehu edhe njëherë aspiratën e Republikës së Kosovës për integrime rajonal dhe në NATO, gjithashtu ai kërkoi nga të gjithë anëtarët e A-5 për mbështetje në anëtarësimin e Kosovës në Kartën e Adriatikut A-5 SHBA. Gjatë kësaj Konference Ministri Demolli pati takime bilaterale me përfaqësuesin e SHBA-ve Dr. Michael Carpenter. Në takim u vlerësua lartë bashkëpunimi i ngushtë në të gjitha sferat me SHBA-të, e në veçanti në fushën e ndihmës për zhvillimin e FSK-së por edhe për procesin e transformimit të FSK-së në FAK.