Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki i ka dërguar një Telegram ngushëllimi , ministres së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, zonjës Mimi Kodheli, me rastin vdekjen në detyrë të dy oficerëve të Forcave Ajrore Shqiptare, pas rrëzimit të helikopterit. Në fillim, ministri Demolli shpreh keqardhjen për aksidentin tragjik dhe më tej në tekstin e letrës thuhet: ,,Me keqardhje morëm lajmin për vdekjen aksidentale e dy oficerëve të Forcave Ajrore të Republikës së Shqipërisë, të dy jetëve të reja, kapiten Florian Deliaj dhe toger Donald Hoxha.
Në Telegramin e ngushëllimit, ministri Demolli e ngushëlloi ministren Kodheli në emër të gjithë oficerëve, nënoficerëve, ushtarëve dhe shërbyesve civil të Ministrisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ministri i FSK-së, zotëri Demolli shpreh ngushëllime ministres Kodheli: ,,Zonja e nderuar, ministre Kodheli, në emër të oficerëve, nënoficerëve ushtarëve dhe stafit civil të Ministrisë për Forcën e Sigurisë dhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës, më lejoni që të shpreh ngushëllime të sinqerta, vëllazërore për Ju si Ministre, ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcave e Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe familjet e të rënëve në detyrë. Më tej, ministri Demolli ka shprehur edhe dëshirën që ushtaraku i mbijetuar në aksidentin tragjik të Forcave Ajrore shqiptare të shërohet sa më shpejt: ,,E nderuara Ministre Kodheli, të mbijetuarit, ushtarakut të nderuar Gerald Baramuça i dëshiroi shërim, si dhe kthim të shpejt në detyrë, për të vazhduar misionin e tij. Në fund të telegramit të ngushëllimit të ministri Haki Demolli shprehet: ,,Ne besojmë thellësisht se Ju, ministre Kodheli dhe Forcat e Armatosura shqiptare do të dinë ta përballojnë humbjen e dy oficerë të respektuar.