Ministri i FSK-së, Haki Demolli priti në një takim zëvendësministrin e Mbrojtjes të Maqedonisë, z. Bekim Maksuti, i cili në krye të një delegacioni zhvilloi një vizitë zyrtare në vendin tonë. Të pranishëm në këtë takim ishin edhe zëvendësministri, Muhamet Latifi, sekretari i përgjithshëm Shkëlzen Sylaj dhe gjeneral brigade Zymer Halimi. Ministri i FSK-së, Haki Demolli, pasi i uroi mirëseardhje Bekim Maksutit, e falënderoi për ndihmën që Ministria e Mbrojtjes e Maqedonisë i ka dhënë ndër vite MFSK-së për edukimin dhe trajnimin e kadetëve të saj si dhe për bashkëpunimin e suksesshëm në të gjitha fushat në mes dy ministrive. Zëvendës-ministri i Mbrojtjes së Maqedonisë, Bekim i premtoi vazhdimin dhe thellimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen, duke e vlerësuar si mjaft me interes për të dyja vendet.
