Në shënim të 21-Vjetorit – Ditës Përkujtimore të Masakrës së Reçakut, më 15 janar mbahet Akademi përkujtimore

Ministri dhe komandanti i FSK-së bënë homazhe në nderim të martirëve dhe dëshmorëve në Reçak

Ministri, Rrustem Berisha dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant, Rrahman Rama, së bashku me stafin e lartë të MFSK-FSK-së, sot morën pjesë në shënimin e 19-të vjetorit të masakrës së Reçakut. Në Kompleksin Përkujtimor ata vendosen lule dhe bënë homazhe te varrezat duke nderuar të gjithë martirët dhe të rënët për Liri.   Ministri Berisha dhe komandanti i FSK-së, gjeneral Rama, gjatë vizitës në Kompleksin Përkujtimor takuan qytetarët e pranishëm të Raçakut, të cilëve ju shprehën ngushëllimet dhe njëkohësisht edhe krenarinë për familjarët e tyre, duke çmuar lartë sakrificën e të rënëve të Reçakut. Ministri Berisha ndër të tjera tha se ,,Liria që ne po e gëzojmë sot dhe Pavarësia e Kosovës i kanë rrënjët në gjakun e dëshmorëve, martirëve dhe të gjithë të rënëve për shtetin e pavarur të Kosovës”.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …