Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri e ka informuar drejtorin e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli për ndryshimin e ligjeve anti-korrupsion

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri e ka informuar drejtorin e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli për ndryshimin e ligjeve anti-korrupsion

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka pritur sot në takim drejtorin e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli, me të cilin kanë biseduar lidhur me bashkëpunimin institucional në luftën kundër korrupsionit. Ministri Tahiri gjatë takimit e ka informuar Havollin për ndryshimin dhe plotësimin e legjislacionit kundër korrupsionit, me theks të veçantë për Koncept Dokumentin për fushën e Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe për deklarimin, prejardhjen e pasurisë, që do të fuqizojnë rolin e Agjencisë në hetime penale dhe administrative.

 “Janë të domosdoshme përpjekjet e përbashkëta nga Agjencia Kundër Korrupsionit dhe mekanizmat tjerë të sistemit të drejtësisë që kanë për mision luftën kundër korrupsionit, në mënyrë që të ndërtohet një sistem i fuqishëm institucional që prodhon rezultate konkrete në këtë luftë dhe përfundimisht krijon dhe rritë besimin tek qytetarët e Republikës së Kosovës” ka theksuar ministri Tahiri.

Nga ana e tij, Havolli ka shprehur përkushtimin e Agjencisë që të marrin pjesë aktivisht në ndryshimet e legjislacionit, duke shprehur përkushtimin që edhe në të ardhmen të thellojnë bashkëpunimin.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …