Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka pritur nё takim Drejtorin e misionit të USAID-it në Kosovë, James Hope

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka pritur nё takim Drejtorin e misionit të USAID-it në Kosovë, James Hope

Ministri i Drejtësisë, z. Abelard Tahiri, sot  ka pritur nё takim Drejtorin e misionit të USAID-it në Kosovë, James Hope.  Ministri Tahiri dhe z. Hope  njoftuan njeri tjetrin me prioritetet dhe  programet tyre, të cilat kanë për qëllim fuqizimin e sektorit të drejtësisë në Kosovë.  Duke e vlerësuar lart partneritetin në mes Ministrisë së Drejtësisë dhe USAID-it, z. Tahiri u shpreh i gatshëm se do të vazhdoj bashkëpunimin edhe në të ardhmen, bashkëpunim ky i cili synon fuqizimin e efikasitetit të sistemit të drejtësisë, ngritjen e llogaridhënies dhe profesionalizmit të institucioneve dhe akterëve në sistemin e drejtësisë, si dhe mbështetjen e funksionimit të plotë të sistemit gjyqësor në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Po ashtu, z. Hope vlerësoi lart  prioritetet e Ministrit Tahiri, u shpreh i kënaqur për partneritetin dhe bashkëpunimin e ofruar nga  ana e tij dhe shprehu gatishmërinë për të vazhduar këtë bashkëpunim të ngushtë me masa dhe hapa konkret dhe programor.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …