Ministri i Drejtësisë, z. Abelard Tahiri, sot ka pritur nё takim Drejtorin e misionit të USAID-it në Kosovë, James Hope. Ministri Tahiri dhe z. Hope njoftuan njeri tjetrin me prioritetet dhe programet tyre, të cilat kanë për qëllim fuqizimin e sektorit të drejtësisë në Kosovë. Duke e vlerësuar lart partneritetin në mes Ministrisë së Drejtësisë dhe USAID-it, z. Tahiri u shpreh i gatshëm se do të vazhdoj bashkëpunimin edhe në të ardhmen, bashkëpunim ky i cili synon fuqizimin e efikasitetit të sistemit të drejtësisë, ngritjen e llogaridhënies dhe profesionalizmit të institucioneve dhe akterëve në sistemin e drejtësisë, si dhe mbështetjen e funksionimit të plotë të sistemit gjyqësor në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Po ashtu, z. Hope vlerësoi lart prioritetet e Ministrit Tahiri, u shpreh i kënaqur për partneritetin dhe bashkëpunimin e ofruar nga ana e tij dhe shprehu gatishmërinë për të vazhduar këtë bashkëpunim të ngushtë me masa dhe hapa konkret dhe programor.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, kërkon që të gjithë të korruptuarit pa dallim të futen në burg
Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka publikuar një video ku shfaqet votimi i deputetëve të …