Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri kërkon rezultate konkrete nga prokurorët

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri kërkon rezultate konkrete nga prokurorët

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka kërkuar rezultate konkrete nga të gjithë prokurorët në luftën kundër korrupsionit. Ai ka thënë se pas dyfishimit të pagave nga muaji janar, pronorët e Kosovës janë më të paguarit në rajon dhe duhet të kenë edhe rezultatet më të mëdha. Tani qytetarët e Republikës së Kosovës presin me të drejtë që viti 2018 të jetë vit i rritjes së efikasitetit dhe llogaridhënies në sektorin e drejtësisë dhe forcimin e sundimit të ligjit ne vend. Unë zotohem se bashkë me kolegët nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës do të angazhohemi fuqishëm që në fund të vitit të ardhshëm të raportojmë suksese të mëtutjeshme në këtë sektor, ka shkruar ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …