Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka ngritur një çështje të trashëguar të rastit të vdekjes së paqartë të aktivistit të Vetëvendosjes Astrit Dehari. në mbledhjen e Qeverisë tha se këtij rasti do t’i bëhet një ekspertizë ndërkombëtare dhe për këtë duhen mjete shtesë. “Unë ende nuk e di se sa mjete financiare do të na duhen që të procedojmë këtë , mirëpo mendoj se duhet të ndajmë rreth 50 mijë euro që ta mbyllim këtë rast, pra të kemi situatën e qartë”, tha Tahiri. Në lidhje me këtë rast ministri i Financave, Bedri Hamza ka thëne se do të mbështesin financiarisht kërkesën e ministrit Tahiri, mirëpo është shprehur se kërkesat e tilla që kërkojnë buxhet të shtetit, së pari duhet t’i shtrohen Ministrisë së Financave e më pas ajo t’i paraqesë në Qeveri.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …