Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, tha sot se Qeveria ka ofruar trajtim të dinjitetshëm për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, ndërsa ka premtuar se do të jetë i përkushtuar që t’iu mundësojë qasje të plotë në drejtësi. Ai këto komente i bëri gjatë një takimi njoftues ekipin e Amnesty International, të përbërë nga Gauri van Gulik, zëvendës drejtoreshë për Evropën, si dhe raportueset Sian Jones dhe Jelena Sesar. Ministri Tahiri ka njoftuar për prioritetet e tij në mandatin 4-vjeçar, si dhe për punën që po bëhet në harmonizimin e normave ligjore konform standardeve bashkëkohore ndërkombëtare në fushën e drejtësisë. Ndërsa Van Gulik ka ofruar mbështetjen e saj për Ministrinë e Drejtësisë në përmirësimin e politikave, që do të ndihmonin Kosovën në përmbushjen e standardeve ndërkombëtare për respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …