Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, takoi ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, z. Braathu

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, takoi ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, z. Braathu

 Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, priti në takim Ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, z. Jan Braathu, me të cilin diskutuan për ecurinë e reformave në sistemin e drejtësisë, sfidat, të arriturat dhe orientimet strategjike në këtë sektor.  Ministri Tahiri, e njoftoi z. Braathu me ecurinë e reformave të ndërmarra deri më tani, veçmas në proceset që lidhen me rishikimin e legjislacionit penal dhe atë të fushës civile. Në takim, u diskutua edhe për qasjen e re legjislative ndaj fushave me prioritet që lidhen me sundimin e ligjit. Ministri Tahiri dhe Ambasadori Braathu diskutuan për të bashkërenduar aktivitetet, veçmas në temat që lidhen me adresimin e masave kundër dhunës në familje si dhe ofrimin e asistencës ndaj viktimave të kësaj dukurie.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …