Ministri i Drejtësisë i Republikës së Kosovës, Abelard Tahiri vizitoi Komunën e Bujanocit

Ministri i Drejtësisë i Republikës së Kosovës, Abelard Tahiri vizitoi Komunën e Bujanocit

Ministri i Drejtësisë së Kosovës, Abelard Tahiri, i shoqëruar nga Ambasadori z. Valdet Sadiku, vizituan Komunën e Bujanocit ku u takuan me Kryetarin e kësaj Komune z. Shaip Kamberi. Gjatë takimit, Ministri Tahiri shprehu përkushtimin e tij dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës për të thelluar bashkëpunimin në mes institucioneve të Kosovës dhe komunave të Luginës së Preshevës, veçmas në fushat që lidhen me mirëqenien e qytetareve të kësaj zone. Ministri Tahiri u zotua se Qeveria e Kosovës do të ketë qasje me aktive ndaj Luginës së Preshevës, të cilën institucionet e Kosovës do ta konkretizojnë me hapa të matshëm. Përveç kësaj, Ministri i inkurajoi banorët e Bujanocit që të vazhdojnë të jetojnë në vendin e tyre  dhe të mos shpërngulen, sepse përkushtimi i Qeverisë së Kosovës për ta nuk do të mungojë.

 

Kryetari Kamberi shprehu falënderimin e veçantë për Ministrin Tahiri me rastin e vizitës, të cilën e konsideroi si shenjë inkurajimi për të gjithë banorët e Luginës së Preshevës. Ai njoftoi Ministrin për sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët e Bujanocit dhe Luginës në përgjithësi, dhe shprehu pritjet dhe gatishmërinë e komunave të Luginës për të rritur bashkëpunimin në fushat socio-ekonomike dhe kulturore. Ministri Tahiri takoi edhe përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar Shqiptar me të cilët ndanë perspektivat e përbashkëta për rritjen e bashkëpunimit në fushën e  zhvillimit  kulturor dhe edukativ të qytetarëve të kësaj ane.  Po ashtu, Ministri Tahiri takoi edhe  përfaqësuesit e subjekteve politike opozitare me të cilët diskutuan për zhvillimet politike dhe sociale të Bujanocit dhe komunave tjera të Luginës së Preshevës.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …