Më 8 Mars, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës dhe shoqata tjera mbështeste, kanë vendosur që të protestojnë dhe mos të festojnë, sepse nuk është arritur drejtësi gjinore dhe shoqërore. Ato në një njoftim dërguar mediave, kanë thënë se nuk kanë arsye të festojnë.“Kundërshtojmë dhe luftojmë papunësinë dhe varfërinë, e cila është formë e dhunës strukturore që ushtrohet ndaj qytetareve dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës. Më 8 Mars 2018 (ditë e enjte) nga ora 12:00 mblidhemi tek sheshi Zahir Pajaziti, duke parakaluar rrugëve kryesore të kryeqytetit për t’i treguar edhe njëherë komuniteteve tona lokale dhe globale se ne do të angazhohemi pavarësisht sfidave për një shoqëri diverse dhe të barabartë. MARSHI nuk përfundon këtu. Ne do të vazhdojmë me GREVȄ, me PROTESTȄ dhe REZISTENCȄ politike ndaj padrejtësive patriarkale dhe shoqërore. Gratë dhe të gjithë që ndihen të shtypur nga stereotipet gjinore, do të dalim në grevë dhe do të refuzojmë të punojmë. Do të dalim nga kuzhinat, universitetet, shkollat, dhomat e gjumit, fabrikat, spitalet dhe zyret. Do hyjmë në grevë për të gjithë punën e shumfishtë që e bëjmë të paguar dhe të pa paguar”, thuhet në njoftim.
Kontrolloni gjithashtu
Gjermania ndalon tubimet elektorale të Kosovës në tokën gjermane
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka bërë të ditur se partitë politike dhe …