Ministri, Ejup Maqedonci i ka shprehur Çekisë gatishmërinë e Kosovës për ta ndihmuar nga vërshimet

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci i ka shprehur Republikës së Çekisë gatishmërinë e Kosovës për ta ndihmuar nga vërshimet. Ai ka shkruar se Kosova qëndron me Republikën Çeke në këtë kohë të rëndë për të dhe shpresojmë për tejkalim të kësaj gjendje të rëndë dhe kthim sa më të shpejtë në normalitet. “Në këto momente të vështira kur Republika Çeke po përballet me përmbytje, në letrën drejtuar homologes sime, Ministres së Mbrojtjes së Republikës Çeke, Jana Černochová, i shpreha gatishmërinë për t’iu ofruar ndihmë autoriteteve çeke përmes kapaciteteve të kërkim shpëtimit apo formave tjera të mbështetjes humanitare” ka shkruar mes tjerash ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu: Në Rashkë të Serbisë po kryhen trajnime të grupeve të caktuara për të destabilizuar situatën në Kosovë

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu akuzon Qeverinë Kurti për paaftësi, mashtrime dhe kauza të rrejshme

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kritikuar ashpër Qeverinë e kryeministrit Albin Kurti, duke e …