Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim pjesëtarët e FSK-së të cilët ishin pjesë e kontigjentit pjesëmarrës në operacionin ndërkombëtar “Interflex”. A i ka thënë se në këtë operacion ushtarakët e FSK-së për gjashtë muaj përkrah Ushtrisë Britanike dhe dymbëdhjetë shteteve të tjera pjesëmarrëse ofruan trajnime për Forcat e Armatosura Ukrainase në nivelin taktik e luftarak. Për performacën e jashtëzakonshme dhe kontributin e dhënë në kuadër të operacionit Interflex dekorova me medalje për “Pjesëmarrje në Operacione Ndërkombëtare” pjesëtarët e FSK-së pjesëmarrës në këtë operacion”. Mirënjohje për ushtarakët që me profesionalizmin, përkushtimin dhe angazhimin e treguar gjatë shërbimit në këtë operacion përfaqësuan denjësisht Republikën e Kosovës! Në këto periudhë mbështetja ofruar Ukrainës është qenësore që përballë agresorit e drejta të triumfoj”, ka shkruar ministri Ejup Maqedonci.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …