leoni

Ministri, Ejup Maqedonci, ndihet krenar për sukseset e vazhdueshme të ushtarakëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjatë shkollimit

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se dy pjesëtarët e FSK-së, Vildane Tmava dhe Besnik Behrami, kanë diplomuar me sukses të lartë në trajnimin për oficerë në Akademinë Ushtarake të Izmirit,  në Republikën e Turqisë. Ministri Maqedonci ka publikuar fotografi nga ceremonia e diplomimit, ndërsa në një postim të tij lidhur me këtë rast,  ka shkruar  se ndihet krenar për sukseset e vazhdueshme të ushtarakëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët po korrin suksese kudo në Akademitë e  vendeve të ndryshme ku po shkollohen pjesëtarët e kësaj force.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …