Ministri, Ejup Maqedonci, njoftoi se 20 kadetë të rinj të FSK-së, kanë filluar trajnimet e tyre si oficerë të ardhshëm

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se 20 kadetë të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë filluar sot trajnimet e tyre si oficerë të ardhshëm. Maqedonci shprehu krenarinë e tij për rritjen dhe zhvillimin e ushtrisë së Kosovës, duke theksuar rëndësinë e kësaj etape për kadetët e rinj dhe për kapacitetet profesionale të ushtrisë. Po filloni një etapë të rëndësishme në jetën tuaj, që do të sfidojë si forcën tuaj fizike, ashtu edhe atë mendore. Katër vjetët e ardhshme do të ndërtojnë bazamentin tuaj jetësor dhe do t’ju përgatisin për të udhëhequr me sukses në fushëbeteja. Nga eprorët tuaj do të mësoni teknikat e luftimit dhe udhëheqjes që do të jenë të rëndësishme për misionet që do të kryeni,” shkroi Maqedonci.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti vizitoi punimet në qendrën e shkollave të mesme në Viti: Falënderim për mbështetjen e Bashkimit Evropian

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar sot qendrën e shkollave të mesme …