Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka bërë të ditur se sot, në ambientet e Gardës Kombëtare është shënuar një moment i rëndësishëm: ceremonia e përfundimit të trajnimit të përbashkët të njësisë Hazmat të FSK-së dhe të Forcave të Maqedonisë së Veriut, në bashkëpunim me Agjencinë për Reduktimin e Kërcënimeve të Mbrojtjes dhe Skuadrën e 71-të të Mbështetjes të Gardës Kombëtare të Ajovës. Ky trajnim ka qenë një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e njohurive dhe përvojave në fushën e mbrojtjes nga materialet e rrezikshme. Ndërsa jemi përballur me sfida të ndryshme dhe simulime komplekse, bashkëpunimi ynë ka treguar përkushtimin tonë për paqen, stabilitetin dhe sigurinë e qytetarëve të regjionit tonë, ka thënë mes tjerash, ministri, Ejup Maqedonci.
