Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka folur mbi kërkesën potenciale të Uashingtonit dhe Brukselit zyrtar, për një ide të një modeli evropian për formimin e asociacionit. Ai thotë se në ligjin për vetëqeverisje lokale, është paraparë pjesa ku komunat mund të organizojnë asociacione, madje kjo pjesa e organizimit të tyre është e precizuar edhe me ligjin për OJQ-të. Gjithçka mund të ndodhë brenda këtyre kornizave”. Ky është një qëndrim që tani më të gjithë e kemi shumë të qartë dhe nuk besoj që kemi çka të shtojmë përtej kësaj për shkak se çka do që është ndërtuar deri më sot, është ndërtuar mbi frymën e një shteti multietnik, e nuk mund të dalim jashtë frymës kushtetuese të Kosovës”, ka thënë Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …