leoni

Ministri Endrit Shala vizitoi kompaninë “M-Technologie”

Ministri Endrit Shala vizitoi kompaninë “M-Technologie”

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka vizituar kompaninë M-Technologie, që është njëri nga eksportuesit më të mëdhenj të Kosovës. Ai po ashtu ka ndarë mirënjohje për këtë kompani për shkak të ndikimit të rritjen e punësimit dhe zhvillimin ekonomik të vendit.  “Sot me kënaqësinë më të madhe kam vizituar një prodhues të vendit tonë, një kompani e cila punon me standarde evropiane, një kompani e mirënjohur, një prodhues i vendit tonë i cili përmbi 75% të produkteve të cilat i prodhon i ka për eksport. Unë si Ministër i Tregtisë dhe Industrisë, kompanisë në fjalë, pronarit, në emër të Ministrisë i ndava mirënjohje për kontributin që kompania në fjalë është duke bërë për zhvillimin e vendit tonë, për rritjen e punësimit, e njëkohësisht edhe rritjen e eksportit”, theksoi ministri Shala.

Ministri bëri të ditur se siguron qytetarët e Kosovës dhe drejtuesit e kësaj kompanie që Qeveria e Kosovës, Ministria e Tregtisë do të jetë e përkushtuar në rritje të prodhimit vendor. “Iu siguroj që MTI do të jetë avokati i bizneseve të Kosovës e me këtë rast avokati kryesor edhe i prodhimit të vendit tonë ,me qëllim që ta ndihmoj prodhuesin ta rrit prodhimin e vetë dhe që këto prodhime ta kenë cilësinë dhe kualitetin e lartë sikur të kompanisë në fjalë”, ka thënë ministri Shala.  Ndërsa drejtori i kompanisë M-Technologie, Rrustem Pacolli ka falënderuar Ministrinë për vizitën dhe përkrahjen, duke besuar në mbështetjen e MTI-së në kërkesat e tyre që i kanë.

“Falenderoj Ministrin Shala për vizitën dhe për përkrahjen që na ka bërë, dhe besoj që kërkesat tona me mbështetjen e tyre do të lehtësojnë sadopak prodhimin në vend, që të jem konkurrent edhe në regjion me çmime. Besoj që do të gjejmë gjuhë të përbashkët edhe në atë pjesë”, ka thënë Pacolli.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …