Fatmir Xhafaj

Ministri, Fatmir Xhafaj, pas protestës për taksën në rrugën e Kombit, foli për një skenar të rëndë kriminal

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj në reagimin e tij publik pas protestës për taksën në rrugën e Kombit, foli për një skenar të rëndë kriminal që ishte përgatitur atje dhe shënjestroi politikanë të caktuar si nxitës të djegies dhe shkatërrimit të sporteleve në tunelin e Kalimashit. Ministri tha se mes protestuesve të ndershëm kishte persona me të shkuar të rëndë kriminale të infiltruar qëllimisht për akte dhune. “Grupe individësh të papërgjegjshëm, në përbërje të të cilëve kishte elementë me të shkuar të rëndë kriminale shfrytëzuan të drejtën legjitime dhe paqësore të tubimit. Respekt për ata qytetarë të një zone të dalluar për fisnikëri siç është zona e Kukësit, që u distancuan nga ata që nxisin zjarrin e dhunën për interesa politike dhe nuk u bënë pjesë e atyre që sulmuan policinë dhe shkatërruan pronën publike e private. Asgjë nuk justifikon sulmin dhe shkatërrimin. Janë lënduar 12 punonjës të FNSH, ndërsa 1 punonjës policie është më rëndë. I falënderoj që shmangën realizimin e një skenari të rëndë kriminal. I jap mbështetjen e Policisë së Shtetit për të mbrojtur jetën dhe pronën e kujtdo. Jam i keqardhur për atë që ndodhi dhe i kërkoj komunitetit të banorëve, medies të distancohen nga ata politikanë që nxitën dhunë”, ka thënë mes tjerash ministri Xhafaj.

Kontrolloni gjithashtu

Në Ditën Forcës, dyert e kazermave të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë hapur për të gjithë qytetarët e vendit

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, në shënim të  Ditës së Forcës …