Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka reaguar ashpër ndaj kritikave që i janë bërë atij nga zyrtar të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës që kanë njoftuar për dhënien e tenderëve nga ministria e tij për familjar të partisë në pushtet. Ai ka shkruar se po i vëzhgon me kujdes akuzat e opozitës pasi këto kanë njoftuar se ministria e drejtuar nga ai, i ka dhënë grant prej 100 mijë eurove vëllait të deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacollit. “E nisi sulmin paterica e PDK-së, LDK ja e bitisi PDK-ja me kërkesa për shkarkime! Veç pritni kriminela! Nëse deri tash kam treguar etikë në të shprehur, nga tash e tutje do flas më hapur se asnjëherë tjetër e do t’iu demaskoi si kurrë më parë! Secili sulm i juaji është i kuptueshëm sepse suksesi në sektorin e bujqësisë e ndryshimi është aq radikal sa që vështirë është të përpihet nga ju! Andaj, durim horra se nga nesër, çdo ditë do ta shpërfaqi pafytyrësinë e kriminalitetin tuaj me emra” ka shkruar ministri i Bujqësisë, Faton Peci.
Kontrolloni gjithashtu
Shumë palestinezë janë vrarë e plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite
Autoritetet shëndetësore palestineze kanë njoftuar se shumë palestinezë janë vrarë e plagosur nga sulmet e …