leoni

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Fikrim Damka ka reaguar kundër fyerjes që i ka bërë islamit, ambasadori, Q. Gashi

Ministri Fikrim Damka dhe nipi i tij, Fuat Damka, arrestohen ga Policia për kanosje dhe sulm ndaj kandidatëve të partisë turke

Ministri i Zhvillimit Rajonal dhe kryetar i partisë turke KDTP, Fikrim Damka së bashku me nipin e tij, Fuat Damka, janë arrestuar nga Policia e Kosovës për kanosje dhe sulm. Incidenti ka ndodhur të dielën, kur dyshuarit u përfshinë në një konflikt me disa kandidatë të një partie tjetër, që po bënin fushatë zgjedhore afër shkollës fillore “Motrat Qiriazi”, që ishte gjithashtu një qendër votimi. Damka dyshohet se ka përdorur kërcënime të rënda ndaj kandidatëve të partisë rivale, duke u thënë: “Kam me ju djegë e me ju vra, çka po kërkoni këtu”, dhe ka kapur një prej tyre për krahu. Nipi i tij, Fuat Damka, po ashtu dyshohet se ka kanosur viktimat, dhe gjithashtu është përfshirë një anëtar tjetër i familjes Damka. Pas arrestimit, Fikrim dhe Fuat Damka janë shoqëruar në stacionin policor dhe janë intervistuar. Prokurori ka urdhëruar masën e ndalimit policor për ta dhe ka nisur hetimin për këtë rast.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ish-kryenegociatori, Avni Arifi, ka reaguar kundër kryeministrit Kurti, lidhur me numrin e të papunëve në Kosovë

Avni Arifi: Kryetarja, Vjosa Osmani, duhet të kërkojë përgjegjësi nga KQZ-ja për vonesat në numërim

Analisti  politik, Avni Arifi, ka kërkuar që kryetarja e Kosovës, Vjosa Osmani, të marrë masa …