Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ministri i Financave në Qeverinë e Kosovës, Bedri Hamza ka deklaruar se rishikimin e buxhetit e kemi proceduar në kabinetin qeveritar, i cili është në Kuvendin e Kosovës dhe ne presim që brenda procedurave sa më të shkurta të mundshme që lejojnë rregulloret e Kuvendit, ky projektligj të vendoset në rend dite dhe të përfundohet. Në kabinetin qeveritar e kemi përfunduar rishikimin e buxhetit në atë mënyrë që ne e kemi kthyer buxhetin në një buxhet real, të qëndrueshëm, bazuar në të hyra të qëndrueshme dhe jo mbi bazën e disa situatave hipotetike dhe disa supozimeve, por i kemi adresuar problemet kryesore që janë shpërfaqur gjatë kësaj kohe. Është adresuar çështja e pagesës së pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, është një shumë jashtëzakonisht e madhe për këtë kohë, rreth 26 milionë euro është dashur të mobilizohen. Është adresuar çështja e zgjedhjeve lokale, vendimeve gjyqësore të formës së prerë dhe janë siguruar 50 milionë euro për autostradën Prishtinë – Shkup, ka thënë mes tjerash, ministri Bedri Hamza.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …