Ministri i Forcës së Sigurisë të Kosovës, Haki Demolli zyrtarisht i ka dorëzuar detyrën, Rrustem Berishës. Demolli e njoftoi ministrin e porsazgjedhur me të arriturat e deritashme të FSK-së, si dhe me projektet të cilat janë në vazhdim. Rrustem Berisha pasi pranoi detyrën, falënderoi ministrin Demolli duke e përgëzuar për sukseset që ka shënuar kjo forcë, dhe njëherësh konfirmoi përkushtimin e tij për të vazhduar me angazhim maksimal në drejtimin dhe realizimin e detyrave dhe projekteve të përgjithshme për Ministrinë dhe FSK-në.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …