Ministri i FSK-së, Haki Demolli së bashku me komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë, Shkëlzen Sylaj, të shoqëruar edhe nga atasheu i Mbrojtjes i ShBA-së, kolonel Jeffry Fischer, u pritën sot nga Komisioni Parlamentar për Punë të Jashtme në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Ministri Haki Demolli, para Komisionit Parlamentar të kryesuar nga deputeti Ilmi Reçica, kryetar i Komisionit, paraqiti një ekspoze të punës, planeve dhe objektivave të MFSK-së për zhvillimin, avancimin dhe transformimin e Forcës së Sigurisë në Forca të Armatosura të Kosovës.Ministri Demolli i njoftoi deputetët e Komisionit për Punë të Jashtme lidhur me aktivitetet e Forcë së Sigurisë, gjatë këtij viti, si në vend, rajon dhe më gjerë, përfshirë edhe partneritetin me Gardën Kombëtare të Ajovës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shtetet tjera të NATO-s, ushtrimet e përbashkëta me KFOR-in, ushtrimet e përbashkëta në rajon si në Kroaci, Slloveni, Shqipëri e gjithashtu edhe në Gjermani dhe Britani të Madhe, ku së fundi FSK-ja mori medalje të artë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …