Haki Demolli

Ministri i FSK-së, Haki Demolli kërkon nga Qeveria që të angazhohet në lirimin e Gafurr Dugollit

Ministri i FSK-së, Haki Demolli, u ka kërkuar ministrive përkatëse të Qeverisë që të vazhdojnë përpjekjet për lirimin e shefit të protokollit të kësaj ministrie, të arrestuar ditë më parë nga Maqedonia sipas një fletë-arreshtimi nga Serbia. Ai po ashtu kërkoi angazhimin e institucioneve të Kosovës që përmes mekanizmave ndërkombëtare të ndalet kjo praktikë e Serbisë, që të mos përsëriten rastet, Ndërkaq ministrja për Dialog, Edita Tahiri tha t’i ketë shkruar BE-së për rastin dhe të ketë kërkuar që rasti të mos trajtohet ashtu siç e ka prezantuar Serbia, por edhe që të ndërpritet kjo praktikë serbe.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …