Ministri i FSK-së priti atasheun ushtarak të Shqipërisë dhe oficerët e lartë nga Ministria e Mbrojtjes së Malit të Zi

Ministri i FSK-së priti atasheun ushtarak të Shqipërisë dhe oficerët e lartë nga Ministria e Mbrojtjes së Malit të Zi

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, priti në takime të ndara atasheun e mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, kolonel Ahmet Leka, si dhe oficerët e lartë nga Ministria e Mbrojtjes të Republikës së Malit të Zi,  kolonel Zoran Boshkoviq  këshilltari i ministrit të Mbrojtjes të Malit të Zi ​dhe nënkolonel Zivko Rakoçeviq. Takimet e ministrit Berisha me oficerët e lartë nga Shqipëria dhe Mali i Zi u zhvilluan në frymën e bashkëpunimit dhe intensifikimit të bashkëpunimit dypalësh, ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi. Pritja e ministrit Berisha për oficerët e lartë nga Shqipëria dhe Mali i Zi u zhvillua në kuadër të pjesëmarrjes së diplomatëve ushtarakë në Konferencën ,,FSK dhe Partnerët’’, e cila mblodhi atashetë ushtarakë të vendeve partnere të akredituar në Kosovë dhe rajon.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …