Në kuadër të margjinave të Forumit Ndërkombëtarë të Sigurisë në Halifaks të Kanadasë, ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha u takua me ministrin e Mbrojtjes së Estonisë, Juri Luik. Në takimin e tyre u bisedua e rajonit dhe vlerat euro-atlantike. MNë vijim të bisedës, ministri, Rrustem Berisha falënderoi ministrin e Mbrojtjes së Estonisë, Juri Luik për ndihmën që ka dhënë vendi i tij në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe rajon si dhe foli për nevojën për thellimin e bashkëpunimit në mes të MFSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Estonisë. Forumi Ndërkombëtar për Siguri që mbahet në Halifaks synon bashkëpunimin strategjik midis shteteve demokratike në botë. Pjesëmarrësit që mblidhen në Halifaks për çdo nëntor, përfaqësojnë më shumë se 60 shtete dhe mblidhen më shumë se 300 pjesëmarrës. Në Konferencën në Halifaks, ministri i FSK-së, Rrustem Berisha do të flasë për perspektivën aktuale të Kosovës në sfidat më të cilat përballet rajoni ynë në fushën e sigurisë.
Kontrolloni gjithashtu
KFOR-i konfirmoi se Qeveria-Kurti, ka nënshkruar zotimin për respektimin e marrëveshjes së vitit 2013 ndërmjet NATO-s e Kosovës për FSK-në
Autoritete të KFOR-it kanë konfirmuar zyrtarisht se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, …