Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha, priti në takim ambasadorin e Kanadasë për Kosovë, rezident në Kroaci z. Daniel Maksymiuk dhe asistenten e zëvendësministrit, Sektori i Shërbimeve Legjislative, Departamenti i Drejtësisë të Kanadasë, Laurie Wright. Ministri Berisha falënderoi ambasadorin Maksymiuk për përkrahjen dhe ndihmën e pakursyer të Qeverisë së Kanadasë për Kosovën, si dhe për kontributin e ushtrisë kanadeze në kuadër të KFOR-it, në ruajtën e paqes dhe sigurisë në Kosovë. Ai i njoftoi mysafirët edhe me të arriturat e përgjithshme të Ministrisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, sukseset në ushtrimet dhe trajnimet si brenda dhe jashtë vendit; për përfaqësimin e pjesëtarëve të komuniteteve pakicë në FSK dhe për integrimin e komunitetit serb, si dhe për ecurinë dhe sfidat në procesin e transformimit të FSK-së. Ambasadori kanadez, pasi uroi ministrin për emërimin e tij në detyrën e re, e falënderoi për pritjen, si dhe konfirmoi përkushtimin e tij për të thelluar bashkëpunimin dhe për përkrahjen e vazhdueshme për FSK-në dhe Ministrinë për FSK-në, në të gjitha fushat që janë në interes për të dy vendet.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …