Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha priti në takim ambasadoren e Turqisë, znj. Kivilxhim Kiliç

Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha priti në takim ambasadoren e Turqisë, znj. Kivilxhim Kiliç

Ambasadorja e Republikës së Turqisë në Kosovë, znj. Kivilcim Kiliç ka qëndruar sot për një vizitë pune në mjediset e Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, ku është pritur nga ministri Rrustem Berisha. Ministri Berisha fillimisht falënderoi ambasadoren Kiliç për vizitën dhe urimin që ajo i bëri me rastin e angazhimit të tij në detyrën e re, dhe njëherësh përmes saj falënderoi Republikën e Turqisë për bashkëpunimin dhe ndihmën e vazhdueshme që ajo ka dhënë dhe po vazhdon të japë për FSK-në.  Gjithashtu, ministri i FSK-së kërkoi nga ambasadorja Kiliç vazhdimin dhe thellimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen në të gjitha fushat me interes të përbashkët për të dyja ministritë dhe të dyja vendet.   Ndërkaq, nga ana e saj, edhe ambasadorja e Turqisë, znj. Kiliç, shprehu gatishmërinë për thellimin dhe vazhdimin e këtij  bashkëpunimi në të ardhmen në mes Ministrisë së FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë.

Kontrolloni gjithashtu

Më 14 dhjetor 1998

RKL: “Ta çlirojmë Kosovën, ta nderojmë Shqipërinë”, në përkujtim të Mujë Krasniqit dhe dëshmorëve që ranë më 14 dhjetor 1998

Sot në përvjetorin e rënies heroike, përkujtohet komandant Mujë Krasniqi, 42 dëshmorët e rënë më …