Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha u prit nga ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, Olta Xhaçka

Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha me ftesë të ministres së Mbrojtjes së Shqipërisë, zonjës Olta Xhaçka qëndroi për një vizitë zyrtare në Tiranë. Ministri Berisha dhe delegacioni i Ministrisë për FSK u prit në Ministrinë e Mbrojtjes me ceremoni ushtarake. Në takimin e përbashkët të ministrit Berisha dhe ministres Xhaçka  dhe  të delegacioneve të tyre u bisedua për marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe shtetërore si dhe për bashkëpunimin e suksesshëm në mes dy ministrive. Fillimisht, ministri Berisha e  uroj ministren Xhaçka për detyrë e re duke i shprehur edhe  besimin e palëkundur se të dy ministritë dhe dy shtetet tona do të vazhdojnë zhvillimin e marrëdhënie të shkëlqyera dhe  do  të intensifikojnë bashkëpunimin  mes tyre në të ardhmen. Më tej, ministri Berisha tha se karakteri i kësaj vizite ishte më tepër njoftues dhe ka për qëllim ta zgjerojë bashkëpunimin ndërmjet  Ministrisë së FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes dhe kjo është në kuadër të zgjerimit të bashkëpunimit rajonal të të gjitha vendeve të rajonit’’.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …