Ministri Gashi: Çështja e ujërave të zeza do të zgjidhjet shumë shpejt në Teatër e Bibliotekë

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka vizituar ambientet e Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe Bibliotekës Kombëtare të Kosovës për të inspektuar objektet e këtyre dy institucioneve kombëtare të kulturës. Ministri ka parë nga afër gjendjen në të cilën ndodhen objektet dhe dëmet që janë shkaktuar nga ujërat e zeza në hapësirat e nëndheshme të tyre. Ministri Gashi pas inspektimit është shprehur se gjendja e tyre është shumë e keqe dhe shumë shpejt ministria do të ndërmerr të gjitha hapat në koordinim edhe me institucionet dhe organet kompetente, për të gjetur një zgjidhje sa më të shpejtë, në mënyrë që të evitohen dëmet. Edhe në vizitën që realizoi në Bibliotekën Kombëtare, ministri, theksoi se në qershor do të bëjnë një plan konkret për ta zgjidhur problemin e ujërave të zeza, kanalizimit dhe evitimin e lagështisë në hapësirat ku janë të ruajtura ekzemplarët. “Dimri që vjen, Biblioteka nuk do ta ketë më problemin e kanalizimit dhe lagështisë”, ka thënë ministri Gashi. Po ashtu, ministri Gashi ka folur edhe për zgjidhjen e çështjes së vendosjes së përhershme në objektin e vet të Baletit të Kosovës. “Ju e dini qe jemi në fazën fillestarë të ndërtimit të një objekti të ri të operës pjesë e saj do të jetë edhe baleti”, ka thënë ministri Gashi në një intervistë për media. Ndërkaq, drejtuesit e këtyre institucioneve e kanë vlerësuar vizitën dhe gatishmërinë e ministrit për të zgjidhur problemet në infrastrukturën fizike të objekteve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …