Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi po qëndron për vizitë zyrtare në SHBA. Ai gjatë kësaj vizite ka zhvilluar takime të shumta me interes të veçantë për zhvillimin e politikave rinore në vendin tonë. Gjatë kësaj vizite ministri Gashi ka takuar drejtorin e përgjithshëm të YMCA-së, në SHBA Paul McEntire, me ç’rast janë dakorduar që programet e kësaj organizate për të rijnë të shtrihen edhe në Kosovë. Po ashtu ministri Gashi sot gjatë ditës ka takuar edhe komunitetin shqiptar në Chicago, të cilët janë shembull i angazhimit dhe punës në SHBA por edhe i atdhedashurisë për vendin. “Sa herë që udhëtoj jashtë Kosovës nuk kthehem pa i takuar vëllezërit tanë kudo që janë e punojnë. Ata me të vërtetë të bëjnë krenar me sukseset dhe punën e tyre. Një takim dhe bashkëbisedim të ngrohtë me bashkatdhetarët tanë të suksesshëm dhe me klubin ‘Street Eagles’ e zhvillova edhe në Çikago të ShBA-ve. Gjithkah nëpër botë shqiptarët po lënë gjurmë të mira në të gjitha fushat: sport, kulturë, biznes“, ka shkruar ministri Gashi.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …