leoni

Ministri Gashi: Kosova e ka detyrë dhe obligim themelimin e Tribunalit, asnjë krim nuk do të kalojë pa u ndëshkuar

Ministri Gashi: Kosova e ka detyrë dhe obligim themelimin e Tribunalit, asnjë krim nuk do të kalojë pa u ndëshkuar

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, në 20 vjetorin e masakrës në lagjen e Trimave (Tusus) të Prizrenit, ka thënë se asnjë krim nuk do të kalojë pa u ndëshkuar. Sipas tij, masakra në lagjen e trimave është edhe një dëshmi dhe arsye se Tribunali për Krimet serbe në Kosovë është i domosdoshëm. “Lagja e Trimave (Tususi) si çerdhe e celulave të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pë Prizrenin, gjatë luftës u shndërrua në bazën e ushtarëve të Lirisë. Heronjtë Xhevat Berisha, Salajdin Berisha e shumë të tjerë së bashku me Xhemshit Krasniqin i cili padrejtësisht po mbahet në burg, u vunë në ballë të luftës për Lirinë e Kosovës. Me 26 maj forcat serbe, Njësitë militare dhe paramilitare të tmerruara nga fuqia e UÇK-së, e rrethuan lagjen, i vranë 27 civile të pafajshëm dhe i dogjën 245 shtëpi të lagjes. Maskra në lagjen e trimave është edhe një dëshmi dhe arsye se Tribunali për Krimet serbe në Kosovë është i domosdoshëm. Deri më sot asnjë nga kriminelët që e shkaktuan këtë masakër nuk janë përgjegjur për krimin kundër civilëve të pafajshëm. Asnjë krim nuk do të kalojë pa u ndëshkuar prandaj Kosova e ka detyrë dhe obligim themelimin e këtij Tribunali”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …