Ministri Gashi: Kosova ka bërë hapa mëdhenj me aprovimin e legjislacionit modern për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, mori pjesë në konferencën “Të Drejtat Pronësore Intelektuale” e cila u organizua në Ditën Botërore të Pronësisë Intelektuale, nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Dogana e Kosovës. Motoja e konferencës për këtë vit është “Gratë në inovacion dhe kreativitet”. Ministri Gashi në fjalën e tij të rastit në hapjen e kësaj konference u shpreh: “Motoja e këtij viti Gratë në inovacion dhe kreativitet, është moto e qëlluar dhe shumë e rëndësishme, sepse të gjithë ne e kemi të qartë se gratë janë shumë kreative dhe inovative, dhe se gratë janë forca e ndryshimit. Institucionet veçanërisht duhet që të punojnë që të përkrahin dhe nxisin sa më shumë që gratë të angazhohen në punë kreative dhe inovacion, kështu do të siguronim kontributin e tyre të veçantë dhe të çmuar për kulturën dhe shoqërinë tonë”. Më tej, ministri Gashi tha se “pronësia intelektuale  ka një rëndësi shumë të madhe për zhvillimin dhe avancimin e kulturës, shkencës dhe teknologjisë së vendit” dhe shtoi: “Ne jemi duke punuar për të krijuar një sistem të drejtës së autorit, ku krijuesit, performuesit dhe mbajtësit tjerë të të drejtave të autorit kompensohen dhe veprat e tyre trajtohen ndershëm e me dinjitet, ky është edhe qëllimi i ligjit për të drejtën e autorit dhe mision i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Krijimtaria kulturore e mbrojtur me të drejtën e autorit sot është e ardhmja e trashëgimisë kulturore nesër, ne duhet t’i inkurajojmë dhe t’i japim nxitje krijuesve, përformuesve dhe investitorëve, në punën dhe investimet e tyre”. Ministri Kujtim Gashi, në fund të fjalës së tij në këtë konferencë, vuri theksin te zbatimi i ligjit, duke thënë se “vetëm duke zbatuar ligjin për të drejtat e autorit mund të ketë një zhvillim të krijimtarisë artistike, shkencore dhe kulturës në përgjithësi, përfshirë këtu zhvillimin e industrive kreative dhe medieve të shkruara dhe elektronike së bashku me radio dhe televizione”.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …