Ministri Gashi: Masakra në lagjen e trimave është edhe një dëshmi dhe arsye se Tribunali për Krimet serbe në Kosovë është i domosdoshëm

Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi në nderim të 27 martirëve të Lagjes së Trimave (Tusus), ka bërë homazhe dhe ka vendosur kurora lulesh pranë Lapidarit të martireve dhe varrezave të  martirëve në këtë lagje. Në pafuqi të përballjes me ushtarët e UÇK-së forcat serbe në këtë lagje treguan barbarinë e tyre duke i vrarë 27 civilë të pafajshëm dhe i dogjën  245 shtëpi. Lagjja e Trimave ishte çerdhe e celulave të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Prizrenin. Kjo lagje gjatë luftës u shndërrua në bazën e ushtarëve të Lirisë. Heronjtë Xhevat Berisha, Salajdin Berisha e shumë të tjerë së bashku me Xhemshit Krasniqin i cili padrejtësisht po mbahet në burg, u vunë në ballë të luftës për Lirinë e Kosovës. Në pafuqi të përballjes me ushtarët e Lirisë ushtarë, policinë e paramilitarë serbë vranë civilët. Ministri Gashi u shpreh me këtë rast se masakra në Lagjen e Trimave është edhe një dëshmi dhe arsye se Tribunali për Krimet serbe në Kosovë është i domosdoshëm. “Deri më sot asnjë nga kriminelët që e shkaktuan këtë masakër nuk janë përgjegjur për krimin kundër civilëve të pafajshëm. Asnjë krim i kriminelëve serb nuk do të kalojë pa u ndëshkuar, prandaj Kosova e ka detyrë dhe obligim themelimin e këtij Tribunali. Kosova duhet ta themeloj Tribunalin për krimet serbe që dhe autorët e kësaj masakre ta marrin dënimin e merituar”, tha ministri Gashi.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …