leoni

Ministri Gashi, MKRS do mbështesë financiarisht trajnerët që kanë realizuar suksese në garat ndërkombëtare

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka nënshkruar memorandume bashkëpunimi me trajnerët sportiv, Driton Kuka, Shqipe Zogiani,  Asdren Ahmeti dhe Burim Vraniqaj. Trajneri Driton Kuka nënshkroi memorandumin e bashkëpunimit për mbështetjen financiare në vlerën e mbi 15 mijë eurove. Me 3 mijë e 600 euro u mbështet trajnerja Shqipe Zogiani, me trajnerin Burim Vraniqaj u nënshkrua memorandumi për përkrahje financiare në vlerën e  mbi 2 mijë eurove, ndërsa trajneri Asdren Ahmeti nënshkroi memorandumin për përkrahje financiare në vlerën e 1 mijë e 800 euro. Ministri Gashi tha se përmes kësaj mbështetjeje financiare për trajnerët e sportit, po realizohen politikat programore të Ministrisë për sportin. “Sot nënshkruam memorandume me katër trajnerë sportiv. Ne si ministri e vlerësojmë punën e secilit prej trajnerëve në fushën e vet sepse secili ka dhënë kontribut të veçantë për sportin dhe sportistët tanë e po ashtu edhe për vendin duke realizuar suksese në sport edhe në gara ndërkombëtare”, u shpreh ministri Gashi. Ndërkaq trajnerët, bashkëpunimin me MKRS-në për mbështetje financiare e vlerësuan si akt mjaft të rëndësishëm në motivimin dhe lehtësimin e punës së tyre dhe realizimin e objektivave të tyre për vitin 2018.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …