Ministri Gashi nënshkruan memorandume bashkëpunimi me komunën e Shtimes

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur në kabinetin e tij kryetarin e Komunës së Shtimes, Naim Ismajli. Në këtë takim, mes Ministrisë dhe Komunës së Shtimes u nënshkruan dy memorandume bashkëpunimi. Njëri memorandum ka për qëllim Ndërtimin e Arkivit të qytetit në Shtime, ndërsa tjetri Përfundimin e punimeve në Stadiumin e Qytetit në Shtime. Këto projekte do të implementohen gjatë vitit 2019. Projekti i ndërtimit të Arkivit të qytetit në Shtime mbështetet financiarisht nga Ministria në vlerën afër 227 mijë euro, ndërkaq projekti për përfundimin e punimeve në Stadiumin e Qytetit në Shtime mbështetet me mjete financiare në vlerë prej 247 mijë euro. Pas nënshkrimit të këtyre memorandumeve, ministri Gashi u shpreh se këto investime bëhen me qëllim të mbështetjes financiare për projektet që kanë për qëllim krijimin dhe avancimin e infrastrukturës sportive si dhe ndërtimin e objekteve për ruajtjen e dokumentacionit si ruajtje e kujtesës. Të dyja këto projekte janë mjaft të rëndësishme për komunën e Shtimes. Ndërsa, kryetari Ismajli pasi falënderoi ministrin për pritjen e tij, u shpreh falënderues edhe për mbështetjen e tij financiare për hartimin dhe zbatimin e këtyre projekteve shumë të rëndësishme për komunën e Shtimes.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …