Ministri Gashi nënshkruan vendimet për Selinë e Shtabit të Brigadës 121 dhe shtëpinë e kulturës në Runik

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, bazuar në legjislacionin në fuqi për trashëgimi kulturore, respektivisht në rekomandimet e grupit punues lidhur me shqyrtimin dhe vlerësimin e kërkesave dhe propozimeve të institucioneve, ka miratuar dy vendime për përfshirje të aseteve në kuadër të Listës së Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje te Përkohshme. Selia e Shtabit të Brigadës 121- Komandant Kumanova në fshatin Krojmir, Komuna e Lipjanit dhe Shtëpia e Kulturës në fshatin Runik, Komuna e Skenderajt janë dy asetet e përfshira në kuadër të trashëgimisë kulturore arkitekturore. Dyja asetet veçohen për vlerat e historike, arkitektonike, shoqërore, kulturore dhe shpirtërore. Vendimet në fjalë, të nënshkruara nga ministri Gashi i obligojnë me tutje institucionet përkatëse te trashëgimisë kulturore që menjëherë të fillojnë me hartimin e projekteve të detajuara të konservimit-restaurimit dhe t’i bashkërendojnë të gjitha veprimet me institucionet e nivelit lokal. Ministri Gashi me këtë rast u shpreh se “përfshirja e këtyre dy aseteve të trashëgimisë sonë e pasurojnë edhe më tej Listën e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme. Në deklarimet tona të mëhershme kemi premtuar se viti 2018 do të jetë vit i trashëgimisë kulturore dhe unë si ministër dhe ministria e cila udhëheq, bashkërisht po përpiqemi maksimalisht ta zotojmë këtë premtim”.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …