leoni

Ministri Gashi përuroi Qendrën e Rinisë në Pejë

Qyteti më perëndimor i Kosovës, Peja, u bë me Qendrën e Rinisë. Të rinjtë e kësaj treve tani e tutje do të kenë shtëpinë e tyre të re. Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, bashkë me kryetarin e kësaj komune, Gazmend Muhaxheri, zyrtarë të Ministrisë, Komunës dhe përfaqësues të strukturave rinore bënë përurimin e këtij objekti, investim i tërësishëm i MKRS-së, në vlerë prej mbi 220 mijë euro. Projekti, deri në finalizimin e tij ka zgjatur dy vite. Në takimin që zhvilluan ministri Gashi e kryetari Muhaxheri, e vlerësuan se ky projekt kapital është i rëndësishëm për të rinjtë pejanë dhe tani ata kanë hapësirën e mjaftueshme dhe moderne se ku t’i realizojnë aktivitetet dhe grumbullimet e tyre. Po ashtu, Gashi e Muhaxheri kanë biseduar edhe për projekte dhe mundësi tjera të bashkëpunimit e bashkëinvestimit në të mirë të qytetarëve të Komunës së Pejës. Konkretisht, diskutuan edhe për zgjidhjen e çështjes së Qendrës Nacionale të Xhudos, e cila shumë shpejt do të fillojë të ndërtohet. Ministri Gashi, ka shprehur kënaqësinë për realizimin e këtij projekti, duke e konsideruar se të rinjtë e Pejës tani kanë vendin e tyre, adresën ku mund të takohen, planifikojnë dhe jetësojnë aktivitetet në interesin e tyre. Ministri Gashi çmoi punën që është bërë dhe porositi që objekti të ruhet e të menaxhohet sa më mirë ashtu që të përcillet tek gjeneratat që do të vijnë pas. Ministri Gashi tha se ministria që ai udhëheq mbetet maksimalisht e interesuar dhe e angazhuar që të punojë në mbështetje të të rinjve dhe interesave të tyre, përmes edukimit joformal dhe fuqizimin e tyre duke i nxitur për angazhim më të madh në vendimmarrje. “Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka qenë investuese e këtij projekti dhe jemi duke planifikuar edhe disa investime ne komuna të tjera. E kemi përfunduar projektin në Vushtrri, jemi duke investuar në komunën e Ferizajt dhe shumë shpejt do fillojmë me tri qendra të tjera rinore në qytete të ndryshme, në mënyrë që të rinjve të Kosovës t`i kushte, mundësi dhe hapësira të reja në shërbim të aktiviteteve rinore, sepse siç dihet pjesa më vitale e shoqërisë janë të rinjtë”, është shprehur mes tjerash ministri Gashi. Ministri Gashi foli edhe për planet në të ardhmen: “Ne si ministri e kemi në plan të veçantë investimin në fushat e rinisë, edhe te pjesa e investimeve kapitale,  infrastrukturore dhe pjesa e programeve rinore dhe besoj se kështu fuqishëm do vazhdojmë edhe gjatë vitit 2019”. Ndërsa kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, falënderoi ministri Gashi për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm që MKRS-ja ka me Komunën në projekte që janë në interes të Komunës. Ai e vlerësoi se ky projekt do të krijojë kushte më të mira për të rinjtë e Pejës. “Është një qendër rinore e cila është e punuar mjaft mirë. Besoj që do t’i shërbejë edhe lagjes Dardania por edhe të gjithë komunitetit rinor që merren me aktivitete sportive”, ka thënë kryetari. Ministri Gashi e kryetari Muhaxheri vizituan edhe stadiumin “Shahin Haxhiislami” për të parë nga afër punimet që po zhvillohen në këtë stadium.

Kontrolloni gjithashtu

Për shkak të punimeve me 22 dhe 23 prill bllokohen rrugët “Xhevat Kasapi” dhe “Muharrem Dina”

Komuna e Rahovecit përmes një postimi në faqen zyrtare të saj në facebook, njofton qytetarët …