MINISTRI GASHI PRITI AMBASADORIN MINXHOZI

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, priti  në takim ambasadorin e Shqipërisë Shkëlqesinë e tij, Qemajl Minxhozi.  Gjatë këtij takimi, ministri Gashi njoftoi Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë rreth të gjitha angazhimeve  dhe përgatitjeve që po i bënë Qeveria e Republikës së Kosovës dhe  MKRS në shënimin e vitit mbarë kombëtarë të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut. Theks i veçantë gjatë këtij takimi ju kushtua koordinimit të përbashkët në zhvillimin e aktiviteteve  që do të realizohen me rastin e vitit mbarë kombëtarë të heroit  Gjergj Kastrioti Skënderbeut si dhe shënimit të 140 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Qyteti  i Prizrenit do të jetë qendra kryesore e zhvillimit të të gjitha aktiviteteve që do të mbahen me rastin e shënimit të vitit mbarë kombëtarë të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut. Ministri Gashi dhe Ambasadori Minxhozi ranë dakord që në kuadër të shënimit të aktiviteteve të përbashkëta të vitit mbarë Kombëtarë të Gjergj Kastrioti – Skënderbeut të dyja vendet të zhvillojnë aktivitete të përbashkëta në fushën e kulturës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …