Ministri Gashi priti në takim ambasadorin jo-rezident të shtetit të Katarit në Kosovë

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur në takim ambasadorin jo-rezident të shtetit të Katarit në Kosovë, Ali Bin Hamad Al Marri me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin e deritashëm mes dy vendeve në fushat që janë nën domenin e ministrisë. Ministri Gashi ka falënderuar përmes ambasadorit Al Marri popullin dhe qeverinë e Katarit për ndihmën që ka ofruar për shtetin e Kosovës në të gjitha fushat. Ministri ka thënë se shpreson që bashkëpunimi mes dy vendeve të vazhdojë dhe të intensifikohet. Me këtë rast, ministri Gashi tha se “MKRS-ja është e gatshme që të bashkëpunojë dhe mbështesë projektet konkrete që janë me interes dhe në favor të qytetarëve të Republikës së Kosovës”. Po ashtu, ministri tha se është i përkushtuar për të realizuar projekte të përbashkëta që janë të interesit të dyanshëm në mënyrë që të rritet shkëmbimi i përvojave të mira dhe i profesionistëve të fushave të ndryshme. Ndërkaq ambasadori jo-rezident i shtetit të Katarit e ka falënderuar ministrin Gashi për pritjen dhe ka njoftuar ministrin për aktivitetet dhe punën përmes projekteve të shumta, me theks të kulturës e rinisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …