Ministri Gashi priti në takim krerët e Federatës së Futbollit të Gjermanisë

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ka pritur në një drek pune krerët e Federatës së Futbollit të Gjermanisë, nënkryetarin e parë Rainer Koch dhe nënkryetarin tjetër Rainer Milkoriet. Me këtë rast, ministri Gashi falënderoi për vizitën që përfaqësuesit e DFB-së ia bënë Kosovës po ashtu, falënderoi për kontributin që kanë dhënë për Kosovën në fushën e sporti, gjatë takimit diskutuan lidhur me bashkëpunimin që do vazhdojnë ta kenë në të ardhmen. Ministri Gashi  shprehu keqardhje për anulimin e ndeshjes testuese e cila është paraparë të zhvillohet të shtunën dhe ju tregoi që është anuluar në nderim të vdekjes së veprimtarit të shquar, Adem Demaçi. Ministri Gashi tha se: ”Jam i gatshëm që të vazhdojmë bashkëpunimin tonë në fushën e sportit ne si Ministri e Sportit prioritet i yni është t’i mbështesim Federatat sportive dhe të jemi gjithmonë afër sportistëve tanë të cilët po na bëjnë krenarë me sukseset e tyre anë e kënd botës. Duke e falënderuar ministrin për këtë mikpritje kaq të ngrohtë Rainer Koch, tha së: ”Me Kosovën kam disa momente të mira. Kur jam këtu nuk kam si të mos e kujtoj ish presidentin Vokrri i cili ishte një njeri i madh dhe unë pata rastin ta takoj në kongresin e FIFA-s më 13 maj 2016 e ku në atë kongres unë për herë të parë po e përfaqësoja DFB dhe me kujtohet mirë fjalimi i ish presidenti Vokrri por edhe kundërshtimi i kryetarit serb. Unë këtu jam të përfaqësoj jo vetëm veten time por edhe DFB-në dhe ju siguroj se do të vazhdojmë bashkëpunimin në të gjitha fushat sa i përket zhvillimit të një ndeshje.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …